Masakra në shkollën fillore të Teksasit: Mesazhe e frikshme të 18-vjeçarit para se të vriste 19 nxënësit dhe 2 mësueset

Disa orë para se të hapte zjarr në shkollën fillore Robb në Teksas , 18-vjeçari Salvador Ramos i dërgoi një mesazh një të njohuri të tij në Instagram, duke thënë se ishte “gati” të bënte diçka, por pa zbuluar planet e tij të tmerrshme.

Salvador Ramos u vra në një shkëmbim zjarri me policinë pasi vrau 19 nxënës të vegjël dhe dy mësues të një shkolle fillore në qytetin e Uwalde.

Sipas Daily Mail, në orën 17.43, të martën, Salvador i dërgoi mesazhin misterioz: “Jam gati ta bëj”, një vajze që e njihte përmes Instagramit . “Gati për të bërë çfarë?” e pyeti e habitur e reja. Në përgjigje au i thotë: “Të them para orës 11”.

Autori i ka shkruar se brenda një ore do t’i dërgonte një mesazh dhe i kërkoi të përgjigjej. “Kam një sekret të vogël për të të ​​thënë” , tha ai në mesazhin e tij rrëqethës të shoqëruar me një emoji të qeshur. Ajo e informoi se mund të mos ishte aktive, pasi do të binte në gjumë sepse ndihej e sëmurë.

Komunikimi i Salvador Ramos me vajzën, të cilën ai nuk e kishte takuar kurrë nga afër, nisi më 12 maj, kur ai e kishte etiketuar atë në një foto me armët e tij që kishte postuar në Instragram. Pasi i kërkoi të resë, e cila jeton në Los Angeles, të ripostonte postimin e tij, ajo e pyeti atë “çfarë lidhje kam unë me armët e tua?”. “Thjesht doja të të bëja tag,” u përgjigj 18-vjeçari përmes llogarisë së tij, @ sal8dor_.

“Ji mirënjohëse që të kam etiketuar,” shkroi ai më vonë, duke shpjeguar se ishte e frikshme të etiketoje nga dikush që e njihje pak në një foto me armë .

Në vargun e mesazheve të shkëmbyera mes tyre për “sekretin” që do t’i zbulonte, 18-vjeçari nuk përmendi asgjë më shumë për planet e tij të errëta. Mesazhi i fundit që i ka dërguar në Instagram vajzës ka qenë “Po dal një shëtitje”.

Pas këtij mesazhi, vajza e kuptoi se çfarë donte të thoshte 18-vjeçari duke folur për “sekretin” e tij, pasi dëgjoi  lajmin tragjik të vrasjes së fëmijëve dhe mësuesve në shkollën fillore. E tronditur ajo ka bërë postimin e mëposhtëm në llogarinë e saj: “Ai është i panjohur për mua. Nuk di asgjë për të dhe ai thjesht vendosi të më etiketojë në një postim me armë … Më vjen shumë keq për viktimat dhe familjet e tyre, vërtet nuk di çfarë të them. Arsyeja e vetme që iu përgjigja ishte se kisha frikë. Do të doja të kisha qëndruar zgjuar dhe të paktën të përpiqesha ta parandaloja krimin. Nuk e di”.

 

E pyetur nga një përdorues i Instagramit nëse kishte një lidhje me Ramos, ajo përsëriti se as nuk e njihte dhe se ai jeton në një qytet tjetër.

Ramos, i cili ka lindur në Dakotën e Veriut, por ka jetuar në Uwalde për vitet e fundit, ishte një nxënës i shkollës së mesme përpara se të linte dhe të gjente punë në Ëendy’s Restaurant.

Armët me të cilat i dha fund tragjik jetës së 21 personave i kishte blerë legalisht dje, kur mbushi 18 vjeç.