Alibeaj: A nuk ke ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu? Rama: Nëse e ke për tim atë, shkoni dhe thyeni kërbishten para tij

Vazhdon seanca parlamentare edhe në orët e para të mbrëmjes. Alibeaj ka reaguar duke i thënë kryeministrit që të duhet të mbajë përgjegjësi për jo për atë se ca kanë bërë të parët  e tij por vetëm për një gjë duhet të ishte përgjegjës.

Ndërkoh Rama i kundërpërgjigjet duke marrë fjalën e tij në parlament duke i thënë se Nv qoftë se e kanë për babain e tij të shkojnë dhe të përulen para tij.

Alibeaj: Ti fillon dhe acarohesh kur të thonë një gjë fare të thjeshtë. Akush nuk thotë se ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që kanë bërë të parët e tu por je kryeministër i vendit, të paktën një gjë duhet ta bëje. A nuk ke ndonjë brejtje ndërgjegjie për atë që kanë bërë të parët e tu? Ulu, ulu aty se nuk kam mbaruar. Ose ngrihu rri në këmbë. A e di ti se ai gjithë jetën e vetë e ka kaluar nëpër burgje? A ke ndonjë lloj ndjenje njerëzore? Ke filluar prej kohësh të thuash “non-grata”, po ti shih njëherë non-gratat e tua. Ti di të lexosh shqip dhe anglisht. Lexo njoftimin e DASH të thesarit. Kjo do të tregonte ty si properëndimor. Flet ti për mbështetjen e të përndjekurve dhe hapjen e dosjeve. Po pse e nxjerr këtu si ndonjë lloj virtyti?

Rama: The shumë gjëra, që e shava atë (Tomorr Alizotin), ndërkohë që unë nuk e shava fare. Me kë të parë e ke, nëse e ke me tim atë, atëherë është ai që im atë është përpara veprës të së cilit të gjithë ju shkoni dhe përthyeni kërbishten atje./albeu.com


Shtuar 23.05.2022 20:17