Asnjë kandidaturë për president, “digjet” edhe raundi i dytë

Është djegur edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi në Kuvend gjatë afatit të caktuar nuk u depozitua asnjë kandidaturë.

Ashtu si edhe në raundin e parë, seanca nuk zgjati më shumë se 3 minuta.

Marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës e arritur pak ditë më parë, ku e drejta për të prezantuar kandidatë në raundin e dytë dhe të treë ju la opozitës  nuk zgjati më shumë se 24 orë, pasi PD u tërhoq.

Balla është shprehur se edhe në raundin e tretë, mazhoranca do t’ia lërë në dorë opozitës propozim emrit, më pas do ta votojë vetë në raundin e katërt./albeu.com