Kandidati i LSI nxjerr emrat: Po vjedhin vota me 100 mijë lekë

Kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës, Vojo Bregu ka bërë një denoncim në rrjetin social Facebook ku shkruan se vëllai i kreut të PS-së në Gjokaj, bashkia Vorë është duke blerë vota me 100 mijë lekë.

“Ne keto momente shtetasi Enver Shehi, vellai i Rexhep Shehit, kryetar i Partise Socialiste Gjokaj, bashkia Vore, eshte duke blere vota me 100 mije leke ne fshat. Shtetasi Spartak Muka punonjes i OSHEE, dje dhe sot eshte duke blere vota per Partine Socialiste ne Gerdec dhe Marqinet.

I bej thirrje Policise se Shtetit te marre masa te menjehershme per te ndaluar keto krime elektorale qe po ndodhin ne bashkine e Vores. I bej thirrje qytetarve te Vores qe te refuzojne keta bandite qe po perpiqen te blejne te ardhmen e tyre” shkruan ai.

 

 


Shtuar 24.04.2021 20:54