Vrasje, përgjime dhe plagosje/ Java e “çmendur” që mbylli fushatën zgjedhore në Shqipëri (FOTO LAJM)

E gjithë politika dhe mediat në Shqipëri sot janë në heshtje zgjedhore.

Ditën  e nesërme shqiptarët do të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit, ndërkohë që java që lamë pas nuk ka qenë aspak e qetë.

Madje ajo ka qenë e mbushur me ngjarje, me skandale dhe vrasje.

Përgjimet e Artan Lames

Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi një audio e cila zbuloi skandalin e madh për legalizimin e banesave të shqiptarëve nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

“100 mijë objekte të cilat ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz që po u the që nuk bëhet, ia hodhe palës tjetër. U bënë mish për top për palën tjetër. Pra do të vazhdojnë të trajttohen do të shikohet, do ta diskutojmë dhe do rishohim… “-thoshte Lame duke mësuar se si të gënjejnë 100 mijë pronarë të cilët mund të kthehen vota për opozitën.

“Vrasja” e mbetur në tentativë”

Një ngjarje e rëndë u parandalua nga një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i cili ka ndërhyrë menjëherë pasi u gjend rastësisht në vendngjarje.

Ngjarja kriminale filloi ku dy persona janë përleshur me grushta dhe më pas situata është agravuar deri në atë pikë sa njëri nga personat i indetifikuar si Taulant Mekollari, mori makinën dhe sulmoi çiftin e bashkëshorteve.

Sulmi me thikë në xhaminë ‘’Dine Hoxha’’

Një person hyri me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe qëlloi me thikë 6 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes. Autori Rudolf Nikolli u arrestua nga policia dhe Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg’’ për 34 vjeçarin.

I riu teksa është njohur me akuzën e” veprimeve me qëllime terroriste”, ka deklaruar se është përndjekur nga besimtarë myslimanë prandaj ka ndërmarrë atë akt ekstrem.

Ai ka shtuar se prej kohësh nuk ka konsumuar ilaçet që i kanë dhënë nga spitali psikiatrisë ku ka qenë shtruar pak kohë më parë.

Vrasja politike në Elbasan

Ditën e mërkurë në lagjen 5 Maji në Elbasan, gjatë një konflikti mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen katër persona të tjerë, mes tyre dhe efektive e policisë. Personat e plagosur janë Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe police. Autori i vrasjes është  Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s por edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasani.Ky i fundit qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas u vetëdorëzua në polici.

Dhuna ndaj aktivistes së PD-së Elsa Bita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Elsa Bita, aktivistja e PD-së ka denoncuar duke thënë se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjëksore dhe SHÇBA ka nisur hetimet pas denoncimit të dhunës të ushtruar nga ai ndaj aktivistes. /albeu.com/