Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook ku tregon se çfarë parashikon ligji për arrestimet në flagrancë.
Sipas kreut të shtetit, ligji u njeh të drejtën qytetarëve të arrestojnë në flagrancë vetë këdo që kryen një krim zgjedhor.
Ilir Meta paralajmëron se pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve.
“Të dashur qytetarë, pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve.
Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja. Nesër do të jetë Festa e Demokracisë” shkruan Meta.