Një 20-vjeçar shqiptar grabiti tre ditë më parë makinën Ferrari të parkuar në Piazza Vittorio Veneto.
Por nuk ka kaluar shumë dhe ai është vënë në prangat e policisë italianë dhe më pas është shoqëruar për në burgun e Florence Sollicciano.
Sipas burimeve nga mediat italiane, raportohet se i riu, pa banesë fikse, u njoh si autori i vjedhjes falë pamjeve të kamerave të sigurisë, pasi njihej tashmë në polici për krime të ngjashme. Ai u vu në pranga në një park aty pranë./albeu.com/