Rihanna bëhet nënë për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës

Rihanna është bërë nënë për herë të parë. Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë me 13 Maj. Këngëtarja fituese e Grammy-t konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e saj në janar pasi u fotografua me barkun e rrumbullakosur krah partnerit, A$AP Rocky-t.

Një ditë më parë, qarkulloi nëpër media lajmi se këngëtarja mund të kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. Ishte një grua që pretendonte se punonte në spitalin në Los Angeles ku Rihanna solli në jetë bebin e saj, e cila ndau lajmin në Facebook.

Përdoruesja zbuloi gjithashtu se këngëtarja kishte sjellë në jetë një djalë. Ndërkohë, ditën e sotme TMZ raportoi lajmin se këngëtarja është bërë nënë. Hera e fundit që Rihanna u pa në publik ishte më 9 Maj në Los Angeles.


Shtuar 19.05.2022 20:04