Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Fier.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e karburantit.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një 22-vjeçare, Ergesa Ibrushi.
Automjeti tip “Seat” pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, doli nga rruga dhe u përplas me murin e karburantit, gjë që rezultoi me plagosjen e dy vajzave që udhëtonin në të.
Ibrushi pas disa ditëve në gjendje të rëndë, edhe pse nën kujdesin e mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.
“Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.
Kujtojmë se përplasja e fortë e automjetit tip Seat me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzët që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjeçe, me inicialet S.T, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore./albeu.com/