“Dosje që do tronditin shumë zyrtarë”, Anila Hoxha: SPAK iu afrua folesë së grerëzave

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se SPAK mund të ketë histori që do të trembi shumë zyrtarë dhe kjo mund të jetë arsyeja e sulmit të ditëve të fundit.

Ajo u shpreh se Prokuroria e Posaçme iu afrua “folesë së grerëzave” duke nxiturr edhe reagimin e fortë të tyre.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, SPAK është i vetmi institucion që mund të çrrënjosë korrupsioni në këtë vend dhe nëse nuk e arrin ajo, nuk do ta arrijë asnjë tjetër.

“SPAK mund të ketë histori që mund të trembin mjaft zyrtarë. SPAK iu afrua folesë së grerëzave. Ka pasur prova se historia e peshkut të madh u bë si historia e peshkut të artë. Një ish ministror i mjedisit, kemi prokuror Sali Hasën, Enkeleda Hoxhën. Nga shtatori ata i kanë testuar agjentët e BKH. Çështja Voda u përdor si një lloj testi për BKH. Autoritetet e drejtësisë dhe policisë patën dekonspirim jo nga paaftësia, ka pasur persona që kanë ikur dhe nuk janë kapur, është efekti surprizë. Unë kam raportuar qëkur aty ishte reparti special, unë e dija çfarë ndodhte edhe çfarë lëvizte në ato korridore. Informacioni është kthyer në një kapsulë. Pak ditë më parë. Për mua është provë e fundit se si mund të çrrënjoset korrupsioni në këtë vend, nëse nuk e bën as SPAK”, tha Hoxha.

Pas sulmit të kreut të qeverisë Edi Rama, i cili krijoi shumë debat, kryeprokurori Arben Kraja dha llogari sot para një tjetër institucioni nga i cili varet SPAK, KLP-ja.

Arben Kraja u ankua në Këshill për volumin e lartë të përgjimeve që nuk mundësohet të zbardhen në kohë, mos plotësimin e BKH me kuotën prej 60 hetuesish dhe madhe edhe për drejtoreshën e Byrosë për të cilën theksoi se kishin këndvështrime të ndryshme.

Megjithëse nuk e shtjelloi më tej duke shtuar se të huajt kanë dhënë rekomandimet e tyre, ajo për të cilën ankohet Kraja në raport me Hajnaj, lidhet me trajtimin që SPAK i bën BKH si polici gjyqësore në një kohë që ata kanë rolin e hetuesit. pikërisht këto pozita po lufton që të ruajë Aida Hajnaj , për të cilat u premtua se do ishin modeli i FBI amerikane.

SPAK vijon të kërkojë më tepër ambiente dhe më tepër staf. Kreu i KLP paralajmëroi Arben Krajën se qeveria e prokurorisë së shpejti do nisë vlerësimin e të gjithë prokurorëve në rang vendi, ku nuk përjashtohen as prokurorët e posaçëm./tch


Shtuar më 13.05.2022 11:52

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş