Ditën e nesërme në kryesinë e kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shteti.
Burimet bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes Kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, në orën 10:00.
Takimi do të pasohet Fatmir Mediun, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nga ana e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj.
Kujtojmë që data 15 maj është vendosur që në kryesin e kuvendit të depozitohen kandidaturat e mundshem për president, ndërsa data 15 maj është vendosur të mbahet raundi i parë i votimit.