Tuchel për Lukakun: Jam i lumtur që shënoi sërish, nuk donte të dilte

Romelu Lukaku shënoi mbrëmë në ndeshjen Leeds-Chelsea.

Ky është goli i tretë në ndeshjet e fundit për belgun, ku Tuchel komentoi për rastin e tij.

“Është gjithmonë koha e duhur për të gjetur ritmin dhe jam i lumtur që shënoi sërish. Ai donte të qëndronte në fushë për të gjetur golin, por jam i lumtur edhe për Pulisic dhe Mason.

Lojtarët sulmues ishin vendimtarë. Kjo është e rëndësishme për ta sepse u jep besim”, u shpreh tekniku i bluve të Londrës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.05.2022 11:49