I moshuari pëson parainfrakt në Vlorë, Dritan Leli i jep ndihmën e parë  (VIDEO)

Një i moshuar në Vlorë nuk është ndjerë mirë ndërsa ndodhej në plazh dhe ka pësuar parainfrakt. Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur qytetarët. Ka qenë dhe kryebashkiaku u Vlorës Dritan Leli i cili ka shkuar pranë tij duke i dhënë ndihmë.

Leli është gjendur rastësisht pranë të moshuarit, dhe duke qenë se me profesion është mjek, i ka dhënë ai ndihmën e parë.

Më pas i moshuari është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore./albeu.com