Kraja raporton punën e SPAK në KLP: Kemi konsoliduar qendrën e përgjimeve

Kreu i Prokurorisë  së Posaçme Arben Kraja po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, punën e SPAK.

Kraja është shprehur se në vitin 2021 kanë konsoliduar qendrën e përgjimeve dhe kanë blerë pajisje për laboratorin e ekzanimit me fondet e agjencisë së pranove të sekuestruara dhe konfiskuara.

Kreu i SPAK gjithashtu tha se “kemi punuar edhe për aksesin në të dhënat elektronike”.

“Kemi punuar edhe për aksesin në të dhënat elektronike. Kemi blerë pasije për laboratorin e ekzaminimeve, me fondet e agjensicë së pronave të sekuestruara dhe konfiskuara. Në 2021 konsoliduam qendrën e përgjimeve”, tha Kraja./albeu.com


Shtuar 12.05.2022 10:25