Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 914 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 20 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Maj 2022)
Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 93
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 914
Testime totale 1,814,203
Raste pozitive 275,416
Raste të shëruara 271,710
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 116
Fier 27
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Korçë 6
Gjirokastër 6
Durrës 4
Berat 3
Kukës 2/albeu.com