E rëndë në Divjakë, 66-vjeçari vetëvritet me armë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Një 66-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi A. Ç., 66 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.05.2022 14:44