Nuk jeni infektuar asnjëherë me Covid? Ju mund të keni “çelësin” për të mposhtur virusin

Në këtë fazë të pandemisë, njerëzit mund të jenë të imunizuar për shkak të vaksinave, një infeksioni të kaluar ose kombinimi i të dyjave. Ekzistojnë gjithashtu prova që, në raste të rralla, disa njerëz mund të jenë imun ndaj Covid-it pa infeksion ose vaksinim.

Mutacionet e shpeshta të koronavirusit dhe fakti që imuniteti zbehet me kalimin e kohës e bëjnë të vështirë të dallosh se sa njerëz janë të imunizuar në çdo moment.

Ekspertët thonë se njerëzit me të ashtuquajturin “super imunitet”, që duken rezistent ndaj virusit pa vaksinim, mund të kenë përgjigje për pyetjet e rëndësishme se pse disa njerëz sëmuren kaq shumë, ndërsa të tjerët jo. Ekzaminimi i këtyre rasteve mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e vaksinave dhe terapive më pak të ndjeshme ndaj mutacioneve virale.

Mund të jetë e vështirë të besohet se në këtë fazë të pandemisë kaq shumë njerëz ende nuk janë infektuar kurrë. Ndoshta ishin asimptomatikë dhe nuk e dinin se ishin të infektuar, ose, pavarësisht ekspozimit ndaj virusit, ata thjesht nuk rezultuan kurrë pozitivë.

Kjo për shkak se qelizat T, një pjesë kritike e përgjigjes imune të trupit, janë në gjendje të njohin dhe synojnë elementët gjenetikë të koronaviruseve të mëparshme sezonale, që janë gjithashtu të pranishme në SARS-CoV-2. Kjo do të thoshte se trupat e tyre ishin në gjendje të sulmonin virusin e ri pa prodhimin e antitrupave të rinj specifikë për të.

Qelizat T veprojnë si një linjë tjetër mbrojtjeje, duke punuar për të ndaluar përhapjen e infeksionit dhe zhvillimin e sëmundjes sapo virusi të ketë hyrë në trup. Vaksinat mRNA si ato të bëra nga Pfizer dhe Moderna punojnë duke e trajnuar trupin për të prodhuar në mënyrë të sigurtë antitrupa pa infeksion, por ato gjithashtu nxisin prodhimin e qelizave T dhe B-qelizave. Kjo është arsyeja pse vaksinat në mënyrë efektive parandalojnë shtrimin në spital edhe kur ato nuk parandalojnë infeksionin krejtësisht.

Është jashtëzakonisht e vështirë të vlerësohet se sa njerëz e kanë këtë përgjigje të rritur imune. Disa njerëz mund të kenë arritur të shmangin virusin përmes kujdesit të vazhdueshëm ose thjesht çështje fati.


Shtuar 8.05.2022 15:28