Aksident në Tiranë, makina hip sipër trotuarit

Një tjetër aksident është shënuar mesditën e sotme në Rrugën “Misto Mame”.

Mësohet se makina ka hipur mbi trotuar.

Njoftohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më herët, në zonën e Rrugës së Kavajës, një mjet tip “G Class” ka përplasur një foshnje dhe dy prindërit e tij. Për fat të mirë fëmija nuk ka lëndime, ndërsa dy prindërit kanë marrë dëmtime më të shumta./albeu.com

 


Shtuar 8.05.2022 15:21