Nga suksesi tek kërcënimet që i larguan nga Shqipëria. Dyshja e famshme: E nisëm nga 0

Çifti Bruna Sota dhe Rik Hoxha ishin në një intervistë të këndshme në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku rrëfyen për rrugën e gjatë të emigrimit në 3 shtete të ndryshme Greqi, Zvicër dhe Amerikë, ku sot jetojnë.

Fillimin e vështirë Riku e kujton kështu: “Fillimi ishte vërtet tronditje, në kulmin e karrierës ikim se e pamë që në Fier isha në një pozicion që më njihnin dhe më propozuan miqtë që të flisja për Partinë Demokratike. Nuk isha anëtar në Partinë Demokratike, por fola në emër të artistëve; më pas kishin thyerje xhamash, ca provokime, hajde këtu se po të presim atje. U bë një çik i papërballueshëm, çuni ishte i vogël, Bruna po femër dhe ndjen çik më tepër. Dhe ikëm për në Greqi, na priti vëllai i Brunës”.

Ai tha se nata e parë ishte tragjike dhe në shtëpinë që morën me qera në vënd të tavolinës vendosën kutinë e klarinetës dhe saksit, arka birrash etj.

Ndërkohë Ermali i pyet artistët nëse në Amerikë janë takuar po ashtu me emra të tjerë të njohur për publikun shqiptar si Anita Bitri dhe Parashqevi Simaku.

Unë them që secili ndjek rrugën e vetë sipas shteteve, në Boston është një, Filadelfia po ashtu, psh. Anita ka qenë në New York dhe ishte e aktivizuar me shoqatën që ishte atje. Përsa i përket Parashqevisë, nuk kemi arritur të kemi ndonjë kontakt apo të kemi dëgjuar që është duke kënduar në këtë shtet apo në atë shtet”, tha Bruna.


Shtuar 6.05.2022 18:08