Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka komentuar deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Topalli tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin.
Ndërsa Belind Këlliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhënë një ndihmë të madhe Partisë Demokratike.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë.
Jozefina Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.
Ylli Rakipi: Çfarë detyre ka Kokalari në PD?
Belind Këlliçi: Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane.
Ylli Rakipi: Deklaratat e Kokalarit përfaqësojnë PD?
Belind Këlliçi: Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore.
Arjan Çani: Po me Jozefinën cfarë pati ajo sepse Jozefina tani është në krahun e duhur?
Jozefina Topalli: Unë jam mësuar aq shumë…
Belind Këlliçi: Evi i ka shërbyer jashtë mase Partisë Demokratike.
Ylli Rakipi: Nuk kam gjë, kam miqësi me të e kam ftuar në studio. Por kam pyetje që lidhen me të.
Belind Këlliçi: Ajo ka thënë nuk kam asnjë ambicie për asnjë pozicion.
Arjan Çani: Kam një parandjenjë që kur Berisha të zgjidhet edhe kryetar, Evi do dalë kundër Berishës. Do ti duket sikur e ka lënë pas dore.