Një kokërr vezë 11 mijë lekë dhe uji 6 mijë lekë, dy vajzat shokohen nga çmimet në Jug

Vera po vjen dhe së bashku me të edhe çmimet katastrofike në Jug të vendit.

Dy vajza nga Tirana janë ankuar në JOQ se një omletë të shitet 11 mijë lekë, të vjetra.

Të rejat janë shokuar kur kanë parë faturën në Nazar. Ato kanë paguar në një lokal në breg të detit, 45 mijë lekë të vjetra vetëm për mëngjesin.

Vajzat kanë marrë tre omleta nga 11 mijë lekë, dy kafe nga 3 mijë lekë dhe një ujë me çmim 6 mijë lekë. Siç shihet edhe nga fatura, ky çmim ka nisur nga data 1 maji.