Një skandal është publikuar mëngjesin e sotëm në “Breaking” në Top News ku janë publikuar pamje se si kandidati i LSI blen vota mes Tiranës.
Në pamje shfaqet kandidati i LSI në Tiranë, Etjon Joka duke blerë vota.
“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Në diskutimin e Etion Jokës në me qytetarin kuptohet se ky i fundit i ka bërë rreth 100 vet, ndërsa nusja e ti që kuptohet se punon në call center i ka mbledhur 12 veta.
Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.
Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total ?
Qytetari: Besoj se te 100 bëhen! /tch