Liverpool i favorizuar për të nënshkruar me yllin e Dortmund

Liverpool është në rrugën e duhur për të siguruar një nga talentet e futbollit të Anglisë.

Jude Bellingham është shumë i njohur në vend dhe mund të arrijë në Premier League sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të “Express”, lojtari aktual i Borussia Dortmund është shumë i dhënë pas skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp dhe interesi për të kaluar atje është i madh.

Bellingham ka luajtur në total me Dortmundin 87 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 17 herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.04.2022 10:52