Oferta e Ratcliffe për Chelsea: Ai është njeriu më i pasur në Angli dhe pronar i Nice

Vijnë lajme të reja reth shitjes së Chelsea. Sir Jim Ratcliffe ka konfirmuar se ai ka bërë një ofertë prej 4 miliardë për të blerë klubin.

“Ne bëmë një ofertë këtë mëngjes. Ne jemi oferta e vetme britanike dhe synojmë të krijojmë një klub të madh në Londër. Ne nuk nxitemi nga arsye ekonomike sepse të ardhurat tona vijnë në mënyra të tjera”, tha vetë Ratcliff për The Times sot.

Pronari 69-vjeçar i kompanisë kimike Ineos dhe i konsideruar si njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Ratcliffe aktualisht zotëron edhe klubin francez të Nice.


Shtuar 29.04.2022 16:17