Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë. E veçanta e kësaj telefonate ishte se, si Kurti ashtu edhe Borrell janë në kontinente tjera.
Kurti nuk e humbi mundësinë për ta shprehur këtë fakt duke thënë se janë “të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore”
“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën. për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.