I quajti kope, Alibeaj kërkesë Nikollës: Ndëshkoni Ramën, keqardhje për gjendjen e tij mendore

Kryeministri Edi Rama ka folur me gjuhë ofenduese në Kuvend, ku e ka cilësuar opozitën kope budallenjsh. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ka qenë edhe Enkelejd Alibeaj ai që ka reaguar duke shprehur keqardhje për shëndetin mendor të Ramës, si dhe I ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, të ndëshkojë kreun e qeverisë.

“Ndiej keqardhje për gjendjen mendore të tij, por ka ca rregulla, ka një kod sjellje, sot që duhet sanksionuar që përdor gjuhe jo parlamentare, dhe sapo ndodhi, duhet sanksionuar ndaj juve për të vendosur seriozitetin në këtë sallë, pastaj për historinë e budallenjve, këtu ka edhe shumë të rinj që kur zotëria ka qenë ministër ka një dokument, ikonat i mori i coi në Gjermani dhe nuk u kthyen këtu. Për të kthyer seriozitetin e diskutimit në këtë sallë, duhet ndëshkuar”, tha Alibeaj.

 


Shtuar 28.04.2022 11:46