Rikthehet “West Side Family”, ky është projekti i ri muzikor që zgjoi grupin (VIDEO)

West Side Family janë rikthyer me një projekt të ri muzikor, këtë herë me një këngë të vjetër, të sjellë disi ndyshe.

Grupi i njohur vijnë me një përpunim të këngës së popullarizuar “Lule t’bukra ka Tirona”, të cilën e kanë shoqëruar me një videoklip.

Klipi paraqet një dasmë tradicionale, me veshjet popullore shqiptare.

Projekti mbështetet mbi këngën origjinale me të njëjtin titull të shkruar nga Muharrem Gurra.

Teksti u bë nga Alban Kondi, kurse ky i fundit u përkujdes edhe për muzikën në bashkëpunim me Klodian Qafokun.

Në këngë janë të përfshirë edhe disa artistë të tjerë si: Altin Gunga në klarinetë, Artur Yzeiri në llahutë dhe Eraldo Feto në violinë.

Kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa pritet të kërcehet në shumë dasma!