Pas shpërthimit të komanduar të pakos së dyshimtë në Vlorë policia ka dalë me një njoftim zyrtar.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se: Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri”, thuhet në njoftim.
Në fillim u raportua se pakoja kishte lëndë plasëse, por me sa duket rezultoi alarm fals.
Shpërthimi i pakos u bë në mënyrë të komanduar nga forcat xheniere të Tiranës. Së bashku me pakon u konstatua edhe një telefon celular. Dyshimet e policisë janë se pakoja mund të ketë rënë nga ndonjë automjet në lëvizje, por nuk dihet ende nga kush pasi rruga ka qarkullim të madh të makinave. Po këqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit./albeu.com/