Dita e sotme është ditë pa makina në Tiranë.
Kjo pas paralajëmrimit se çdo e dielë në Tiranë do të jetë një ditë pa makina, ku në disa prej akseve rrugore do të ndalohet qarkullimi duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Kjo nismë e ndërmarrë, synon të reduktojë ndotjen në qytet dhe të ulë përdorimin e karburanteve.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën i të kësaj urdhërese.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.W.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.