Prokuroria e Mantovës ka mbyllur hetimet për vrasjen e shqiptarit Atilio Ndrekaj në 2 korrik të vitit të kaluar nga dy afrikano-veriorëve.
Akuzat e ngritura ndaj dy afrikano-veriorëve të arrestuar janë për vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje me paramendim. Për këtë arsye dy të arrestuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja ka ndodhur natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur Atilio Ndrekaj, 24-vjeçari shqiptar dhe Pierfrancesco Ferrari, 35-vjeçari nga San Giorgio ishin sulmuar me një shkop bejsbolli në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Boma.
Shqiptari ndërroi jetë pas 48 orësh, ndërsa 35-vjeçari kishte arritur t’i mbijetonte. I pari që përfundoi në pranga ishte një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara.
Siç u raportua atëherë ishte një i njohuri i tyre i cili i futi në kurth pasi i telefonoi për t’i takuar, por në parkingun ku ishte lënë takimi u shfaq një grup.
Ata i zunë pritë dhe i rrahën 24-vjeçarin shqiptar Atilio Ndrekaj dhe 35-vjeçarin italian, Pier Francesco Ferrari nga Mantova. 24 vjeçari shqiptar ndërroi jetë./albeu.com