Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi

Është arrestuar ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi, Vesna Medenica.

Ajo do të qëndrojë në paraburgim për më shumë se 72 orë.

Bendimi në fjalë u mor nga prokurorja speciale Natasa Boskovic, përpara të cilës ish kryetarja e Gjykatës mohoi akuzat për krijim të organizatës kriminale dhe influencë të paligjshme.

Medenica u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në një qendër klinike në Mal të Zi për arsye shëndetësore ku dhe ka qëndruar derisa prokuroria mori vendimin për arrestimin e saj.

Ajo u arrestua më 17 prill, rreth orës 22:00 në aeroportin Golubovci teksa po përpiqej të largohej drejt Beogradit.

Burimet nga mediat malazeze informojnë se ajo kishte blerë vetëm biletën e vajtjes./albeu.com/