“Shkërrmoqet” Superliga Evropiane, Interi zyrtarizon largimin nga kompeticioni

Inter reagon zyrtarisht me anë të një komunikate duke deklaruar se nuk bën më pjesë në Super Ligën e Europës.

Më tej në komunikatë shkruhet se klubi gjithmonë ka punuar për të mirën e tifozëve për sa i përket eksperiencës futbollistike. Super Liga europiane u shkri ende pa filluar pas shumë presioneve të UEFA-s dhe FIFA-s, por edhe Federatave dhe qeverive përkatëse nga ku të gjithë klubet që ishin pjesë bënë hapa prapa në këtë kompeticion.

Deklarata zyrtare e klubit tw Inter:

“Klubi i Interit konfirmon se nuk bën më pjesë në projektin e Super Ligës së Europës. Gjithmonë kemi qenë të impenjuar për të bërë më të mirën e tifozëve për sa i përket eksperiencës futbollistike.”


Shtuar 21.04.2021 12:49