Basha nga Devolli: Dilni masivisht të dielën, votoni për ndryshimin

Kur jemi edhe 4 ditë nga zhgjedhjet, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Bilisht pas takimit përmbyllës në Korçë.

Basha tha se plani ekonomik i PD-së do të mundësojë që zona e Bilishtit dhe Devollit të ketë mundësi që të shesë prodhimet, dhe të mbajë të rinjtë në vend, pa qenë e nevojshme që të emigrojnë për një jetë më të mirë.

“Zonja dhe zotërinj ju e dini, tani është në dorën tuaj, vetëm në dorën tuaj, dhe unë e di që ju vendimin e keni marrë, se Devolli të dielën do të dalë masivisht në kutinë e votimit  dhe voton numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj, 9 për fitoren, 9 për ndryshimin. Fitore !”, përmbylli fjalimin e tij Basha, i shoqëruar nga qindra mbështetës. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2021 12:38