“Je gjeneral i ushtrisë së vdekur”, Spiropali replika me Berishën, ish-kryeministri: Di ta frenoj gojën unë, zonja pesë milionshe

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend.

Spiropali u shpreh se Sali Berisha ka ndërtuar tre Piramida, dhe e teta është ajo në PD që nuk do të ngjitet kurrë na majë. Ajo e cilësoi atë “Gjeneral të ushtrisë së vdekur”.

“Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë. Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30. të dëgjova dhe jashtë që flisje për amnistinë e kanabisit, dhe dikur flisje si krenar. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Edhe hija jote i tremb sot, jo më prezenca jote në qeveri kur ishe në qeveri. Ata që ishin aty ishin të tutë dhe me ta mbroje të tutë. Nuk the asnjë fjalë për raportin e DASH. I ikën si djali temjanit këtyre raporteve. Ne i lexojmë me laps dhe letër këto raporte.”, tha Spiropali.

Në përgjigje, Berisha u shpreh: “Vij këtu se kam një organizatë kriminale, të vërtetë, që ka përdorur çdo ditë e muaj të pushtetit për të plaçkitur pasuritë e qytetarëve shqiptar. Vetëm në aferën e fundit ka plaçkitur 430 milionë euro. Vij këtu për të qëndruar karshi jush e për t’ju treguar se çfarë shkalle inkriminimi keni.

Zonja që foli, zonja pesë milionëshe nuk hyn në anëtarët e mëdhenjtë organizatës por hyn si anëtar ndaj edhe ju keni të drejt të dilni, të shani më gjuhë ordineri, jo se fjalori më mungon të iu them një për një por goja ime frenohet para një zonje”./albeu.com

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/4933632976757355