Berisha: Universitetet në rrethe po mbyllen, mësuesit me eksperiencë 30-vjeçare janë zëvendësuar me militantë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin për problemet e sistemit të arsimit në Shqipëri.

Berisha u shpreh se universitete në rrethe janë drejt mbylljes dhe se mësuesit me eksperiencë të gjatë në këtë profesion janë zëvendësuar me militantë.

“Për shkak të praktikave fund e krye korruptive, për shkak të ngritjes në drejtim të vulgut dhe injorancës, është në rënie të lirë në të gjitha ciklet. Shkollat dy vite më parë ishin të mbyllura 620, sot me siguri numri i tyre është edhe më i madh. Sistemi i internetit që u shtri në çdo shkollë, me 25 mijë kompjutera në total, me furnizim satelitor, sot është tërësisht rudimentar. Sot universitetet e rretheve janë në proces falimentimi dhe mbylljeje.

Shkak tjetër është përpjekja për t’u kthyer në selektivitetin për pranimin në universitete përmes lëvizjes me mesatare. Shkak tjetër është degradimi total i procesit mësimor për shkak të armatës së militantëve që ka zëvendësuar mësuesit profesionistë me të ashtuquajturin portal të partisë, ku largohen mësues me eksperiencë 30-35 vjeçare dhe vendosën militant, të cilët vetëm njohuri për arsimin nuk kanë.

Shkak tjetër është ligji famëzi i arsimit të lartë i financuar me çanta nga sektori privat dhe që ndër të tjera rriti tarifat për student e universitete duke i bërë ato disa herë më të larta se në Gjermani, Asutri, Slloveni e Sllovaki dhe thuajse në të gjitha vendet e Europës. Bllokimi për vite të tëra i doktoraturave në Universitete është një shkak tjetër madhor i degradimit me shpejtësi të arsimit. Infiltrimi për të terrorizuar akademikët përbën një ndër aktet më të shëmtuara.

Ju nuk keni harruar kur kandidati për rektor, ndonëse i njohur për bindjet e majta por njeri që nuk mund të bënte, u ndal në mes të sheshit nga famozi Shullazi dhe iu tha, dorëheqjen ose kokën, ose djalin peng në emër të Edi Ramës sepse donte me çdo kusht të emëronte rektore një zonjë rakordonte cdo tender për kampusin universitar”, tha Berisha./albeu.com