A e dinë prindërit këngën e tij? Video e Ylli Limanit është me epikja e këtyre kohëve (VIDEO)

Kënga më e fundit e Ylli Limanit mban titullin “9” dhe sikurse çdo projekt i tij, rezultoi një hit. Ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe numëron më shumë se 2 milion klikime në Youtube. Së fundmi, këngëtari ka vendosur që t’i testojë prindërit nëse mbajnë mend vargjet e këngës së re.

“Ky është test me prindërit e mi për të parë nëse e kanë mësuar këngën time më të re!”, thotë ylli në videon që ka publikuar. Prindërit nuk e kanë fiksuar tekstin dhe shtojnë vargje të tjera. Videoja ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit dhe fansat e këngëtarit.

Ylli është mjaft aktiv në rrjete sociale ku ndan shpeshherë momente qesharake. E fundit ishte një filter që duket sikur komunikon me Cristiano Ronaldon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)