Djegia e mjetit në Vlorë dyshohet e qëllimshme, për çfarë është përdorur

Pak pas mesnate një mjet tip “Jeep” është gjetur i shkrumbuar në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, pylli i Sodës, Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti i cili ishte pa targa është e qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe për të parë se kujt i përket automjeti.

Një nga dyshimet lidhet dhe me faktin se mund të ketë tërhequr ndonjë mjet lundures, dyshim që lidhet me faktin se automjeti është djegur shumë pranë bregdetit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit./albeu.com

 

 

 


Shtuar 14.04.2022 09:16