Gazment Bardhi “hap kartat”, tregon nëse duhet të marrë pjesë opozita në procesin për zgjedhjen e presidentit

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se opozita duhet të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, vetëm nëse ftesa nga pala tjetër është e sinqertë dhe opozita do të ketë një rol konstruktiv.

Komentet Bardhi i ka bërë para gazetarëve pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

“Nëse ftesa është e sinqertë dhe do t’i kërkohet opozitës të jetë pjesë e procesit, unë mendoj se deputetët e Partisë Demokratike duhet të jenë pjesë e procesit. Nëse opozita ftohet të bëhet pjesë e një procesi fasadë për kandidatë të paracaktuar nuk duhet të jetë pjesë. Presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë përbashkuese, duhet të jetë detyrë e mazhorancës t’i shtrijë dorën opozitës”, tha Bardhi./albeu.com/