Masakra Ruse, kryebashkiaku i Bucha: Rreth 403 trupa të gjetur deri më tani

Kryebashkiaku i qytetit ukrainas të Bucha pranë Kievit ka thwnw se autoritetet kanë gjetur deri më tani 403 trupa të njerëzve që besohet se u vranë nga forcat ruse gjatë pushtimit të zonës. Ndërkohë, numri është në rritje.

Gjatë një konference, Anatoliy Fedoruk tha sot se ishte shumë herët që banorët të ktheheshin në qytet, pasi ushtarët rusë u tërhoqën në fund të muajit të kaluar.

Reuters dhe Guardian nuk mundën të verifikonin komentet e Fedoruk për numrin e njerëzve të gjetur të vdekur në Bucha, shkruajnë mediat, përcjell abcnews.al.

Autoritetet filluan gjetjen e trupave nga një varr masiv pranë një kishe në qytet, që  u vizitua javën e kaluar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Rusia ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht civilët. Presidenti rus Vladimir Putin e ka përshkruar sot situatën në Bucha si të rreme, sipas citimeve të transkriptuara nga agjencia e lajmeve Tass./albeu.com


Shtuar 12.04.2022 15:53