Në eventin e rëndësishëm të Eurovision, diçka nuk shkoi mirë, Ronela Hajati përplas mikrofonin në skenë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Ronela Hajati e ka mbyllur performancan e saj me përplasjen e mikrofonit në skenë.

Gjithçka është filmuar në skenën e Amsterdamit, ku këngëtarja ka performuar këngën e saj “Sekret”, me të cilën na përfaqëson në Eursong 2022. Duke se në fakt performanca vokalistike ka patur disa parregullsi, që sikurse mësohet kanë ardhur nga probleme teknike në skenë.

Pas kësaj Ronela ka bërë një reagim në Instagramin e saj ku nuk mund të anashkalonte pa përmendur momentin e përplasjes së mikrofonit.

“Dje ish nje nga pre- partyt me te rendesishme ne Erovision dhe sado qe pati probleme teknike dhe spata mundesi as te pershendesja ( hodhem dhe mikrofonin si ne filma) çdo gje shkoi ok! Sot kthehem ne Tirane per te perfunduar serish disa pune te tjera dhe ne 15 Prill flututojme ne pre- party Madrid! Edhe pak dite dhe nisemi per Torino!!! Ju dua”, shkruan Ronela Hajati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)