COVID/ Rikthehen viktimat, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që ka humbur jetën një person.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, e cila sqaron se si pasojë e Covid ka humbur jetën një 82-vjeçar nga Lushnja.

Gjithashtu bëhet me sije se në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.

Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Prill 2022)

Raste të reja ditore           28

Të shëruar në 24 orë       24

Të shtruar në spitale        10

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                   442

Testime totale               1,786,721

Raste pozitive                   274,219

Raste të shëruara              270,341

Raste Aktive                            385

Humbje jete                           3,493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             221

Fier                  43

Vlorë               42

Elbasan           21

Korçë              17

Berat                14

Gjirokastër       8

Durrës              7

Shkodër             7

Lezhë                 3

Kukës               2/albeu.com/