Nofka e Metës për Veliajn, reagon Zogu i Vërtetë: Pse krahasimi me lalin qëndron plotësisht

Pas presidenti Ilir Meta e krahasoi kryebashkiakun Erion Veliaj me Zogun e Tiranës (Hermes Nikaj), ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

27-vjeçari duket se e ka marrë me sportivitet krahasimin, madje shton se ka shumë respekt për kreun e shtetit. Sipas tij, krahasimi qëndron pasi dhe kryebashkiaku Veliaj është shumë “sexy”.

“Më pëlqen shumë që presidenti Ilir Meta më krahasoi me lalin, Veliaj është shumë seksi. Meta figurë shumë e lartë e shtetit.  Kam shumë respekt për të”, tha 27-vjeçari për Dosja.al.

Kujtojmë se Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, u arrestua rreth 2 vite më parë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, por duket se tani i ka lënë pas krahëve problemet me drejtësinë. Madje paralajmëron se do të rikthehet në ekran./albeu.com/