Kanë mbetur vetëm 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri. Nikoll Deda një socialist i zhgënjyer, ka djegur teserën e partisë ku aderonte prej 30 vitesh dhe i është bashkuar opozitës. Video është publikuar nga drejtuesi politik i PD në Qarkun Lezhë, Mark Marku
Postimi i Markut:
Zhgënjimi i socialistëve është aq i madh sa s’ka fund. Një qytetar i Lezhës vendos të djegë në mënyrë demonstrative kartën e anëtarësisë së Partisë Socialiste, si e vetmja formë rebelimi që ka mbetur deri më 25 prill ndaj politikave antikombëtare dhe antiqytetare që ka aplikuar qeverisja socialiste për gati tetë vite si në pushtet lokal, ashtu edhe në pushtet qëndror në të gjithë qarkun e Lezhës.
Ai shprehet në videon e publikuar se ka 30 vite që është me Partinë Socialiste, por PS-ja nuk ka zbatuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe nuk ka marrë përsipër rininë që të shkollohet.
30 vjet po nuk është partia ajo, nuk ishte Partia Socialiste, nuk është ajo që zbaton liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk është ajo Parti që ka marrë përsipër rininë që të shkollohet. Po bën atë që po bën udhëheqja jugosllave prej vitesh deri në çlirimin e Kosovës. Unë kam dy djem në Gjermani, a nuk i dua këtu në Shqipëri? Po zbrazet po ikën truri, patjetër që unë i bashkangjitem të djathtës së bashkuar. /albeu.com/