Tuchel pas humbjes: Është i gjithi faji ynë

Chelsea u turpërua në Stamford Bridge nga Brentford me rezultatin e thellë 1-4.

Për të paktën 10 minuta, Chelsea pësoi 3 gola të shpejtë duke shtangur totalisht skuadrën. Pas ndeshjes, Tuchel analizoi situatën e shëmtuar.

““Është mbi ne, i gjithë faji është i yni”, ka thënë fillimisht gjermani para mediave”.

“Ne ndaluam së mbrojturi, mbrojtja ra në gjumë, pranuar tre gola për rreth 10 minutave”.

“Nuk ishte diçka tipike nga ne, nuk e di përse. Do të shikojmë se përse ndodhi ajo dhe të mos na përsëritet në ndeshjet e ardhshme”, shtoi më tej Tuchel.

Pas javës së 31-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme do të takohet me Southamptonin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.04.2022 19:07