Dy klube angleze kanë nisur të humbin durimin dhe të ndryshojnë planet e formimit të Superligës së re Evropiane.
Manchester United, City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham kanë njoftuar se do t’i bashkohen kësaj gare, por tani disa klube kanë ndryshimet e tyre.
Sipas Daily Mail, dy klube të Premierligës kanë nisur të humbin durimin dhe ndoshta do largohen nga Superliga.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk dukej i lumtur me këtë Superligë, derisa i Chelseas, Thomas Tuchel tha se e mbështet klubin londinez.
Mbetet të shihet nëse vërtetë do largohen dy klubet angleze që ndoshta do dërgonte deri te rënia e Superligës Evropiane.
Sidoqoftë, Florentino Perez dje ka konfirmuar që klubet që marrin pjesë nuk kanë mundësi të largohen.