Zbardhet sulmi ndaj demokratit në Kavajë: Njëri e plagosi me armë, dy tjerët e rrahën me grushta

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur dje në Kavajë ku 3 persona hynë në zyrën e sekretarit të PD dhe e plagosën atë.

Policia e Shtetit bën me dije se shtetas Bledar Okshtuni, sekretar i PD jo vetëm që u plagos në këmbë por edhe u dhunua me grushta nga dy personat e tjerë.

Mësohet se për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur në kërkim 3 shtetas.

Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahirit) i cili qëlloi me pistoletë në kembë Bledar Okshtunin janë shpallur në kërkim edhe 29 vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasve në kërkim N. T(J), 45 vjeç, D. T., 29 vjeç, dhe M. Sh., 29 vjeç, sepse në lagjen nr.5 Kavajë, në një zyre elektorale të një subjekti politik, shtetasi N. T(J) ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin B. O., 27 vjeç,  ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh., e kanë goditur me grushta. Shtetasi B. O., ndodhet në spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. /albeu.com/

 


Shtuar 20.04.2021 10:34