Këshilli Europian: Kina nuk mund të mbyllë njërin sy përballë asaj që po bën Rusia në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Kina “nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia” pas samitit virtual me presidentin kinez Xi Jinping të premten.

BE dhe Kina ranë dakord se “kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, tha Michel.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha gjithashtu gazetarëve të premten në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht” dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha Michel, ndërsa shtoi se çdo lëvizje ndaj Kinës për të ndihmuar në përfundimin e luftës do të mirëpritet.

“Ne patëm mundësinë të shpjegojmë pozicionin e BE-së, t’i bëjmë thirrje Kinës të veprojë, të angazhohet për të marrë pjesë aktive në të gjitha përpjekjet që po bëhen për të rivendosur paqen dhe stabilitetin,” shtoi ai.

Michel i bëri komentet pas një samiti virtual me zyrtarët kinezë të mbajtur së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 17:00