Reputacioni i Kinës është në rrezik nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet ndërkombëtare, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas një samiti online me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
“Një zgjatje e luftës dhe më shumë përçarje në ekonominë botërore nuk është në interesin e askujt”, shkroi ajo në Tëitter.
Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj, ndërsa BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Moskës.
Xi tha se Kina dhe Evropa duhet të ofrojnë stabilitet në një botë të paqëndrueshme, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por nuk duket se kanë ofruar ndonjë propozim për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha më vonë se Kina kishte rënë dakord “kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”.
Të enjten, një shef i spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar tha se interesat afatgjata të Kinës nuk do të ndihmoheshin duke u lidhur me Moskën./albeu.com