Balla-Tritan Shehut: Mos pi birra gjermane nga ato që ke qejf, por pi nga ato të Korçës

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka ironizuar deputetin demokrat Tritan Shehu, duke i kërkuar të mos pijë birra gjermane.

Gjithçka ndodhi gjatë replikave që ai zhvilloi me të gjatë seancës plenare të ditës së sotme.

Balla i kërkoi Shehut që në rast se do të ndihmojë ekonominë e vendit duhet të konsumojë produkte shqiptare, ndërsa me ironi e këshilloi që edhe birrat t’i blejë nga produkti vendas dhe jo nga ai gjerman.

“Nëse i thoni vetes shqiptar, blini produkte shqiptare, aty ku kemi mundësi. Tritan, kur të kesh mundësi bli birrë shqiptare dhe jo gjermane se i ke qejf ato ti. Mundësisht pi birrë Korça e Tirana”, tha Balla.

Më tej kreu i grupit socialist shtoi se prodhimi shqiptar i mishit është i sigurt.

“Prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar, konsumoni mallra shqiptare nuk bën keq”, deklaroi Balla./albeu.com/