Megjithëse u raportua një tërheqje e pjesshme e trupave ruse nga Ukraina, gjatë ditës së sotme janë regjistruar luftime të fuqishme pranë Kievit.
Lajmin e bëri të ditur CNN, që njoftoi se një ekip i tyre nga terreni që ndodhen pranë Irpinit, dëgjuan bombardime të vazhdueshme.
Po ashtu, raportohet se sisteme të shumta të lëshimit të raketave u dëgjuan gjithashtu me ndërprerje pranë pikës së fundit të kontrollit midis Kievit dhe Irpinit. Ka pasur edhe të shtëna me armë të vogla./albeu.com/